Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, procedohet i riu që hyri në mbledhjen e Këshillit në Vlorë
Policia e Vlorës ka proceduar penalisht të riun David Dani, i cili një ditë më parë hyri me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit, dhe me tone të ngritura kërkoi të drejtën e tij për shpronësimin e pronës së tij, e cila i është prishur nga autoritetet 5 vite më parë. 27 vjeçari Dani është proceduar penalisht për veprën penale prishje e qetësisë publike. Kallëzimin ndaj tij e ka bërë punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta.