Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca: Nuk ka arsye për të qenë negativ, humbasim ndeshje vetëm kur jemi me një lojtar më pak
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, në prag të ndeshjes së sotme në Champions League ndaj Benfica, flet për përpjekjen për të ruajtur moralin në skuadrën e tij. Ekipi londinez vjen pas një serie prej vetëm një fitoreje në pesë ndeshje në të gjitha garat. “Duhet të jemi pozitivë sepse, para së gjithash, kjo është ajo që u duhet lojtarëve. Së dyti, mendoj se nuk ka arsye për të qenë negativë. Këtë mëngjes klubi më tregoi një statistikë që në gjashtë muajt e fundit kemi humbur pesë ndeshje, katër prej të cilave i kmi mbyllur me një lojtar më pak”, shtoi Maresca. “Sigurisht që na pëlqen të fitojmë ndeshje, por realiteti është se nuk ka asnjë presion. I vetmi presion është se të jesh te Chelsea...