Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj me studentët e Mjekësisë: Keni një mision të shenjtë, Shqipëria ka nevojë për ju!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Begaj u tha të sapodiplomuarve se Shqipëria ka nevojë për ta dhe i ftoi të zgjidhnin të ndërtonin karrierën dhe jetën e tyre në Shqipëri, duke kontribuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor kombëtar. “Ju jeni e ardhmja e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, sepse mbi supet tuaja do të mbështetet shëndeti i qytetarëve tanë. Sot keni përpara një horizont të gjerë mundësish, me shtigje të hapura si brenda vendit, edhe jashtë tij. Por unë ju ftoj me gjithë zemër: zgjidhni Shqipërinë! Vendi ynë ka nevojë për ju. Pranojeni këtë si mision dhe sfidë, si dhe ndërtoni këtu jetën tuaj profesionale, pranë njerëzve tuaj. Ndihmoni të forcojmë së bashku...