Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tensione mes Hoxhës dhe Alibej/ I penduari zbulon ku ndodhet Suel Çela: Për Talo Çelën edhe me djallin!
Seanca gjyqësore e procesit ‘Plumbi i Artë’ është kaluar me tensione mes të pandehurit Xhuliano Hoxha dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, pasi ky i fundit iu përgjigj disa herë rresht "s'e mbaj mend". Përgjigjet e Alibej ngjallën nervozizëm tek i pandehur Xhuliano Hoxha gjatë procesit, teksa po e pyeste për një vajzë, Megi K., ish e dashur e Alibejt Hoxha "shpërtheu": O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin! Pasi nuk mori asnjë reagim nga i penduari, i pandehuri Hoxha vijoi: Pishmani im në jetë është që s'të vrava ty me dorën time. Pyetjes së Hoxhës se nëse kishte dashur ta vriste shtetasen Megi K., Alibej i tha të pyeste Suel Çelën. "E ke në Peqin Suel Çelën", tha Alibej, duke...