“Kërkesat tona për mocion me debat u refuzuan”, Bardhi tregon paraskenat nga Konferenca e Kryetarëve

“Kërkesat tona për mocion me debat u refuzuan”, Bardhi tregon paraskenat nga Konferenca e Kryetarëve

Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa ka treguar detaje nga diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura. Gjatë fjalës së tij, Bardhi theksoi se sot mazhoranca ka dalë zbuluar pasi sipas tij nuk e do debatin dhe refuzon çdo formë të tij. “Maxhoranca doli zbuluar, si në rastin e 18 shtatorit, ku përbërja edhe programi i qeverisë, kaloi pa debat. Sot u rrëzua dhe alibia se opozita prishi seancën. Sot duket se kush e do Kuvendin e Shqipërisë memec, dhe mos të debatojë. Është e paimagjinueshme për çdo parlament funksional, që qeveria i ikën debatit për prioritetet e Shqipërisë. Mohimi i të drejtës për debat të kërkuar nga opozita tregon mendësinë...