A është pezulluar vendimi për shkarkimin e Veliajt? Kushtetuesja sqaron procedurat, Rama kërkon datën për zgjedhjet

A është pezulluar vendimi për shkarkimin e Veliajt? Kushtetuesja sqaron procedurat, Rama kërkon datën për zgjedhjet

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i shkarkuar me vendim të Kryeministrit Edi Rama, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një ankimim, duke kërkuar shpalljen si të pavlefshme të të gjithë procesit që e largon nga zyra e Kryetarit të Bashkisë. I gjithë procesi është dirigjuar nga Babloku, i cili nga Asamblea e PS-së në 11 shtator, njoftoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt, duke shpallur njëherazi edhe Ogerta Manastirliun si kandidaten e PS-së për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Procesi për largimin e Veliajt u përmbyll më 25 shtator, datë kur Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin, pasi më parë Këshilli Bashkiak me votat e PS, PD dhe disa aleatëve të opozitës, propozoi shkarkimin e Kryebashkiakut, që fitoi mandatin e 3-të rradhazi në...