E dënuar me 13 vite burg në Itali, kush është gruaja e arrestuar në Durrës?

E dënuar me 13 vite burg në Itali, kush është gruaja e arrestuar në Durrës?

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arachne”, duke arrestuar një shtetase të dënuar nga drejtësia italiane me mbi 13 vite burgim. Në pranga ka rënë Edisnarda Shapka, 46 vjeçe, e njohur edhe me emrin Edisnajda Shapka, banuese në Durrës. Ajo ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjas, Itali, me 13 vjet e 6 muaj burg, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Operacioni u zhvillua nga shërbimet operacionale të Drejorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe në bazë të informacioneve të siguruara. Ndaj 46-vjeçares, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, në...