Bardhi i përgjigjet Ballës: PS do një Kuvend memec!

Bardhi i përgjigjet Ballës: PS do një Kuvend memec!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratës së Taulant Ballës duke akuzuar Partinë Socialiste për mohimin e debatit në Kuvend. Bardhi tha se mazhoranca po synon ta shndërrojë Kuvendin në një institucion pa zë dhe pa debat, duke iu shmangur diskutimeve mbi prioritetet e vendit. “Mazhoranca doli zbuluar, si në rastin e 18 shtatorit, ku përbërja edhe programi i qeverisë, kaloi pa debat. Sot u rrëzua dhe alibia se opozita prishi seancën. Sot duket se kush e do Kuvendin e Shqipërisë memec, dhe mos të debatojë. Është e paimagjinueshme për çdo parlament funksional, që qeveria i ikën debatit për prioritetet e Shqipërisë. Mohimi i të drejtës për debat të kërkuar nga opozita tregon mendësinë e Ramës për ta bërë Shqipërinë...