Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ekran për Erion Veliajn pasi më kanë premtuar para!
Në fund të marsit dhe fillim të prillit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, emisioni “Piranjat” në Syri Tv, publikoi dy intervista që tronditën opinionin publik. Protagonist: një shtetas italian, Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pretendonte se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishte marrë pjesë në blerjen e një inceneratori të dështuar, pajisje që kompania “Bruno Presezzi” SPA kishte marrë nga Rumania për skrap, pasi më parë s’e kishte shitur dot as në Zimbabve. “Piranjat” raportuan se Longinotti ishte takuar disa herë me Veliajn, herë në Itali, në zyrat e “Bruno Presezzi” SPA, herë në Tiranë, në “Cioccolati Italiani” dhe restorantin “Tribe”. Historia shpërtheu në eter pak ditë para votimit. Prej dy vitesh, “Piranjat” janë nën proces penal për shpifje, pas padisë së Veliajt...