Po të kishim dashuni për njëri – tjetrin, do të ishim më ndryshe…

Po të kishim dashuni për njëri – tjetrin, do të ishim më ndryshe…

Nga Salajdin Salihu Mungesa e dashunisë për njëri – tjetrin, sipas Zef Pllumit, është pengesa që nuk na lë të përparojmë sikurse kombet e botës së zhvilluar. Po të kishim dashuni për njëri – tjetrin, për Njeriun, edhe kur ai nuk është i fisit dhe kombit tonë, do të ishim më ndryshe nga çfarë jemi tani. Na mungon dashunia, sepse na mungon besimi dhe mendimi i lartë. Mendimtarët thonë se “mendimi më i lartë vjen bashkë me kulturën”. Po të besonim në vlerën e pakufishme të njeriut, atëherë te çdo njeri, sikurse Virata te një novelë e Cvajgut, do të shihnim sytë e vëllait, të afërmit. Ne që bëjmë jetë eremiti, duke përkulur kokën mbi libra apo duke shkruar libra, nuk përfitojmë materialisht, por vetëm shpirtërisht. Arti, thotë Kanti,...