Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Një monument për poetin në qytetin me buste heronjsh
Nga Mero Baze Dje në mbrëmje, ndërsa po vija me Ilirjan Zhupën për këtu, dhe po kalonim poshtë Turanit, ai më kërkoi t’i bija borisë. “Duhet ta ruajmë zakonin të përshëndesim Petritin,” – më tha – “se ai tani këtyre anëve rri fshehur.” Pesë vite më parë, në udhëtimin e tij të fundit drejt Tepelenës, në pranverë të vitit 2020, ndërsa kalonim në Qesarat, Petriti më vuri dorën mbi timon dhe më tha: “Shtyp tre herë borinë; ta dëgjoj Qazim Shemja që po kaloj. E bëj gjithmonë.” Ngjan pak si një trill poetik lidhja e fortë mes tre poetëve tepelenas – Petrit Rukës, Ilirjan Zhupës dhe Qazim Shemes – të pandashëm as në letërsi dhe as në shoqëri, por në fakt ajo që i lidh...