Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanjahu: S’do ketë shtet Palestinez! Hamas: Po studiojmë planin amerikan për Gazën
Nëpërmjet një videoje në Telegram, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se, sipas planit të miratuar, trupat izraelite do të mbeten në pjesën më të madhe të territorit. “Ishte një vizitë historike. Në vend që Hamasi të çonte në izolimin tonë, ne e ndryshuam situatën dhe e izoluam Hamasin. Tani e gjithë bota, përfshirë botën arabe dhe myslimane, po i bën presion Hamasit që të pranojë kushtet që vendosëm së bashku me Presidentin Trump: të lirojë të gjithë të rrëmbyerit tanë, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, ndërsa IDF mbetet në pjesën më të madhe të territorit”, tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit. I pyetur nëse kishte rënë dakord për krijimin e një shteti palestinez gjatë vizitës së tij, Netanyahu e mohoi në mënyrë...