Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Plumbi i Artë”/ Alibej: Vendimin për ekzekutimin e Regis Runajt e mora me Nuredin Dumanin! Ramazani u mbajt nën vëzhgim
Në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, këtë të martë ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Erion Alibej. Ai ka rrëfyer vrasjen e Emiljano Ramazanit, ndodhur në korrik të vitit 2020, duke theksuar se nuk ka pasur një plan të mirëfilltë për ekzekutimin. Sipas Alibejt, Ramazani kalonte shumë kohë në palestër, ndërsa informacionet për lëvizjet e tij i siguronte përmes aplikacionit Sky ECC, kryesisht nga Xhuljan Hoxha. Alibej: Nuk është që kishte një plan konkret. Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës, Mikael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Informacionet i merja në rrugë te ndryshme, nga njerëz të ndryshëm. Ardjan Çollaku, Xhuljan Hoxha më jepnin informacion si dhe shumë persona të tjerë....