Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Këshilli i Ministrave njofton Begajn për vakancën në 6 bashkitë e vendit, Presidenti 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve
Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidencën për vakancën e krijuar në bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt, ndonëse ky i fundit një ditë më parë (29 shtator) e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në shkresën e datës 30 shtator, të siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, Presidenca është informuar gjithashtu për vakancat e krijuara në pesë bashki të tjera të vendit: Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cerrik. Presidenti Bajram Begaj ka 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme. Më 25 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte njoftuar nga qeveria për shkarkimin e Veliajt dhe situatën e krijuar në bashkinë e Tiranës. Shkresa u publikua dje, vetëm pak orë pasi kryebashkiaku i shkarkuar i ishte drejtuar...