Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë

Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka shpallur shpërndarjen e qeverisë së tij pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga të rinjtë, të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar ndërprerjet e gjata të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në vend. “Ne pranojmë dhe kërkojmë ndjesë nëse anëtarët e qeverisë nuk i kanë kryer detyrat që u janë caktuar”, deklaroi Rajoelina në një fjalim drejtuar kombit të hënën mbrëma, nëpërmjet televizionit shtetëror Televiziona Malagasy. Lëvizja e quajtur Gjenerata Z ka mobilizuar mijëra të rinj në protestë që prej së enjtes, në disa qytete të vendit, nën sloganin: “Ne duam të jetojmë, jo të mbijetojmë”. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër përdorimin e forcës së panevojshme dhe joproporcionale...