Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e BBC/ SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve
Financimi i qeverisë amerikane do të ndërpritet këtë të martën, nëse Partia Republikane e presidentit Donald Trump nuk arrin një marrëveshje me demokratët për miratimin e një projekt-buxheti. Një ndërprerje e tillë mund të çojë në mbylljen e përkohshme të disa shërbimeve qeveritare, megjithëse përplasjet për buxhetin janë të zakonshme në politikën amerikane, kriza aktuale është më e tensionuar. Presidenti Trump ka kaluar 9 muajt e fundit duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi institucionet federale, duke e thelluar ndarjen politike në Kongres. Pse mund të ndodhë bllokimi i qeverisë? Shkaku kryesor është mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet republikanëve dhe demokratëve për miratimin e buxhetit, i cili është i nevojshëm për të financuar shërbimet qeveritare për muajin tetor dhe më tej.Edhe pse republikanët kontrollojnë të dyja...