Irani konfirmon dëbimin e 120 shtetasve iranianë nga SHBA-ja

Irani konfirmon dëbimin e 120 shtetasve iranianë nga SHBA-ja

Irani ka njoftuar të martën se rreth 120 shtetas të tij do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara dhe do të kthehen në atdhe këtë javë. Hossein Nushabadi, drejtor i përgjithshëm për Çështjet Parlamentare dhe Konsullore në Ministrinë e Jashtme të Iranit, i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se ky grup është pjesë e një plani më të gjerë të autoriteteve amerikane të emigracionit për t’i dëbuar rreth 400 iranianë, shumica e të cilëve kanë hyrë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, kryesisht përmes Meksikës. Ai tha se disa nga personat që po dëbohen kishin leje të vlefshme qëndrimi në SHBA, por megjithatë u përfshinë në listën e dëbimit, pasi ishte marrë pëlqimi i tyre për riatdhesim. Konfirmimi vjen pasi gazeta amerikane New York Times, duke...