Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tomini u emërua zv.ministre, kush është drejtoresha e re e ISHP-së
dorina toci TIRANË- Dorina Toçi është emëruar në postin e drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik. Ajo do të zëvendësojë Eugena Tominin, e cila është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë. Më herët Toçi ka mbajtur detyrën e Përgjegjëses së Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP. Me emërimin e ministres së re të shëndetësisë, Evis Sala, një sërë ndryshimesh kanë ndodhur dhe në drejtoritë në varësi të saj. Pak ditë më parë u ndryshua drejtori i QSUT-së si dhe ai i Fondit të Barnave të detyrueshme për rimbursim. /ZËRI