Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkarkimi i Veliajt/ Rama i hap rrugën zgjedhjeve, i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashkitë e tjera
Vetëm 5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e Tiranës. Në shkresën që mban datën 30 shtator, të cilën Report Tv e disponon, kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena. Nga ku moment, kur shkresa ka mbërritur në tavolinën e Begajt, ky i fundit ka afat 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve. Pritet me interes vendimi i Begajt, në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Lajm në përditësim…