Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bayern e ka seriozisht, vendosin kontaktet e para me Vlahovic
Prej një muaji merkato e verës uli siparin, por ky fakt nuk largon Vlahovic nga tregu. Sulmuesi serb po kalon një moment shumë të mirë, me 4 gola të shënuar, 2 në Serie A dhe 2 në Champions, por kaq nuk mjafton për të bindur “Zonjën e Vjetër”, me këtë të fundit që kërkon të lirohet nga Vlahovic gjatë janarit, një përpjekje kjo për të mos e humbur më pas falas në fund të këtij sezoni, pasi sulmuesi është futur në vitin që i përfundon kontrata. Nga Gjermania, pak ditë më parë, bënë me dije se për Vlahovic ka një interesim konkret nga Bayern Munich. Sipas Bild, Bayern kërkon një zëvendësues për Harry Kane, me këtë të fundit që ka të përfshirë në kontratë një...