Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Lufta” për Bashkinë e Tiranës, Rama nuk tërhiqet pas ankimimit të Veliajt, i çon Begajt vakancën
edi rama dhe erion veliaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj shpalljen e datës për zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, përfshirë dhe kryeqytetin, duke i dhënë 48 orë kohë. Në mesin e bashkive ku qeveria ka shpallur vakancën është edhe kryeqyteti, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese mori në konsideratë ankimimin e Erion Veliajt, duke caktuar dhe relatoren që do të shqyrtojë padinë e tij. Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, që janë: Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. SHKRESA E KRYEMINISTRISË INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS E nderuar, Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i...