Vodhi dy makina për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Vodhi dy makina për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një 43-vjeçar në Tiranë, është arrestuar pasi ka vjedhur dy automjete, me qëllim shitjen e tyre. Në pranga ra shtetasi E.T., 43 vjeç, i cili ka precedent të mëparshëm penal për të njëjtën arsye. Sipas njoftimit të policisë, një vjedhje të kallezueses së ngjarjes, ka ndodhur me datë 28 shtator. Autori, e ka dërguar makinën në Durrës për ta shitur, por blutë arritën ta gjenin dhe ta sekuestronin. Automjeti tjetër, dyshohet të jetë vjedhur në korrik, e po punohet për gjetjen e kësaj makine. Sakaq, po hetohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që 43-vjeçari mund të ketë kryer. Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Gjendet në Durrës dhe sekuestrohet...