Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kandidati, jashtë partive politike”, Mediu: Duhet koalicion i gjerë opozitar për zgjedhjet në Tiranë
Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet mbi ankimimin e Erion Veliajt për vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës, opozita vijon me diskutimet për gjetjen e një kandidatit në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakoheshme. Në një lidhje me Skype në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se duhet të gjendet një koalicion sa më i gjerë, nga forcat politike parlamentare dhe jo parlamentare. Ai theksoi se nevojitet një figurë që do të pranohet gjerësisht nga të gjitha forcat politike. “Kemi vendosur disa kritere, i pari është që të gjendet një koalicion sa më i gjer. Për të arritur këtë marrëveshje, ne duhet të kalojmë interesin e ngushtë politikë të një partie politike, apo ambicien e një individi. Të kërkojmë të...