Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama çon në presidencë vakancat në gjashtë bashki, mes tyre edhe Tirana
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka çuar vakancën për Bashkinë e Tiranës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Po kështu, Rama ka çuar vakancat dhe për pesë bashkitë e tjera të cilat janë pa një kryetar. Bëhet fjalë për bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Duke kujtuar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka ankimuar në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij, mbetet që ligji të interpretohet, teksa është caktuar relatorja e çështjes, por jo data e shqyrtimit. Sipas afatave që paracakton ligji, Gjykata Kushtetuese ka afat katër muaj për të vendosur seancë shqyrtimi të këtij ankimimi. Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Kushtetueses do të përkojë me procedurat e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin e tij. Sakaq, Presidenti i...