Nis ndërtimi i 5 kullave në “Rrugën e Kosovarëve”, 230 mijë m2 ngjitur me Digën e Liqenit

Nis ndërtimi i 5 kullave në “Rrugën e Kosovarëve”, 230 mijë m2 ngjitur me Digën e Liqenit

PAMJE NGA PROJEKTI TIRANË-Ngjitur me digën e Liqenit Artificial ka nisur ndërtimi i një kompleksi me 5 kulla. Bëhet fjalë për një projekt masiv të quajtur Tirana Lake, i cili ka 5 kulla me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 228.3 mijë metër katrorë. Kompania ndërtuese e kompleksit është Building Construction Invest. Kjo kompani është themeluar në shtator të vitit 2021 nga Ilir Merja. Por më pas kompania u shit disa herë. Fillimisht Ilir Merja ja shiti kompaninë për 5 milionë lekë një shoqërie aksionare të quajtur BA Investment, e cila zotërohet nga Nexhip Hajdëraj, një ish naftëtar, punonjës i ARMO-s. Në shkurt të vitit 2022, ajo e shiti Building Construction tek një kompani e quajtur MAT & Nat, e cila zotërohet nga Ardian Avdalli. çmimi...