Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ish-kryebashkiakja e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, nën akuzë edhe ndërtuesi Rrok Gega – Detajet
Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithashtu i akuzuar nga SPAK është edhe ndërtuesit Rrok Gega. Çështja hetimore në ngarkim të tyre është hapur pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë. Dyshimet e grupit hetimor janë se Islamaj ka ndërtuar urë në këtë fshat me fondet e bashkisë për interesa personalë, konkretisht për familjarët e saj që banojnë në këtë fshat. Ky tender i hapur nga Bashkia e Tropojë u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega. Rasti është denoncuar në dhjetor të vitit 2024 nga Partia Demokratike. Ka qenë zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cila denoncoi tenderin e fituar nga Rrok Gega për ndërtimin e...