Analiza e spanjollëve: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

Analiza e spanjollëve: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

Para tre ditësh, policia spanjolle goditi anëtarët e një rrjeti të krimit të organizuar, të njohur si Karteli i Portit të Valencias. Sipas medieve spanjolle, operacioni ‘Spider’ rezultoi në arrestimin e 81 personave, konfiskimin e 4.5 ton kokainë, 365 mijë euro, 53 makina luksoze, një jaht me vlerë 400 mijë euro, lingota ari, diamante, armë zjarri, etj. Por mediat spanjolle raportojnë se urdhri i arrestit për shqiptarin Ervin Mata në Brazil doli pas këtij operacioni masiv në Spanjë Nga Javier Martinez, Las Provincias Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka lëshuar një urdhër kërkimi dhe arrestimi për biznesmenin shqiptar Ervin Mata për dërgimin e dështuar të një sasie prej 69 kilogramësh kokainë, nga porti i Santos në San Paolo (Brazil) drejt Valencias (Spanjë), si dhe për lidhjet...