Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Ka nisur me debate Konferenca e Kryetarëve këtë të martë, më 30 shtator, ku mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për një mocion me debat mbi programin qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, gjatë diskutimeve në mbledhje pati një debat mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë së Lirisë: Taulant Ballës dhe Tedi Blushit. Gjatë debatit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla theksoi se Kuvendi ka vendosur rregulla të qarta për mënyrën e ushtrimit të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, duke vënë në dukje se mocioni duhet të fokusohet në një çështje të vetme, sipas rregullores. Ai kritikoi mocionin aktual që përfshin shumë tema, duke theksuar se kjo nuk përputhet me rregullat e Kuvendit dhe...