Shprehje të bukura popullore urimtarie shqipe që mund dhe duhet të riaktivizohen në ligjërimin e përditshëm

Shprehje të bukura popullore urimtarie shqipe që mund dhe duhet të riaktivizohen në ligjërimin e përditshëm

“Asnjë gjuhë tjetër nuk ka fjalë aq të bukura se sa shqipja për urime.” – Edith Durham Shprehjet e bukura popullore urimtare shqipe vërtet kanë një shprehësi e kolorit të veçantë si në asnjë gjuhë tjetër, si: T’u rrittë nderi!, Të paça!, T’u bëftë dielli urë!, T’patë e mira!, T’punoftë ora!, T’punoftë shendja!, Të hëngërt goja mjaltë!, Të lumshin duart!, Të lumshin këmbët!, Të lumshin krahët!, Të lumtë dora!, Të lumtë goja!, Përshumëjetë!, Paç këmbën e mbarë!, Ëmbël e mirë qofshi!, etj. Porse sot këto po rrëgjohen dhe pothuajse ikin nga përdorimi, janë rrudhur në disa urime formale: Përshëndetje!, Gëzuar!, Urime!, e në disa artificializma: Kënaqësi me ju pas në studio!, Kënaqësia është e imja! “Keqardhje të shohësh se çka ndodhi sot.” Bën sens (fr....