Takimi i jashtëzakonshëm i gjeneralëve amerikanë nga e gjithë bota në Uashington, i pranishëm edhe Trump

Takimi i jashtëzakonshëm i gjeneralëve amerikanë nga e gjithë bota në Uashington, i pranishëm edhe Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë sot në një takim me qindra gjeneralë dhe admiralë amerikanë që shërbejnë në rajone të ndryshme të botës, i cili do të zhvillohet pas një ftese shumë të pazakontë në një bazë ushtarake pranë Uashingtonit. Asnjë zyrtar nuk ka shpjeguar qëllimin e takimit, i cili vjen në një kohë kur udhëheqja politike amerikane është gjithnjë e më e përfshirë në aktivitetet e ushtrisë, nga vendosja e trupave në qytetet amerikane deri te dëbimi i oficerëve të lartë ushtarakë. Takimi, i cili u organizua nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, duket se e ka kënaqur Trumpin. “Më pëlqen shumë. Dua të them, është i mrekullueshëm”, tha presidenti i SHBA-së të enjten. Trump do të udhëtojë...