Konferenca e Kryetarëve sërish me tensione/ “Qesh Ulsiu, i duken qyfyre”, Gjekmarkaj ironizon mazhorancën, Balla: Kërkesa juaj për debat pa formë, silleni sërish

Konferenca e Kryetarëve sërish me tensione/ “Qesh Ulsiu, i duken qyfyre”, Gjekmarkaj ironizon mazhorancën, Balla: Kërkesa juaj për debat pa formë, silleni sërish

Mbahet sot mbledhja e radhës e Konferencës së kryetarëve. Edhe kjo mbledhje është shoqëruar që në çelje me debate, teksa pozita vijon të kërkojë mocion me debat në lidhje me prioritetet e qeverisë. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se sa i përket kërkesës për mocion, me 6 pika, “nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit”. Balla: Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve / grupit të deputetëve apo Grupit Parlamentar, për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak, Kuvendi ka përcaktuar në nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qenë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë. E lexova...