Lajmi i mirë për pensionistët, pensionet do të indeksohen në tetor, ja sa përkon rritja në lekë për çdo kategori

Lajmi i mirë për pensionistët, pensionet do të indeksohen në tetor, ja sa përkon rritja në lekë për çdo kategori

Rigels Seliman Pensionet do të indeksohen me vetëm 2.5% në muajin tetor. Kaq ka rezultuar Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, i përllogaritur nga Instituti i Statistikave. Me këtë indeksim që pritet të marrë vulën nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe më pas nga Këshilli i Ministrave, pensionet urbane të pleqërisë shtohen me afro 490 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024-ës ishte 19,609 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë, dhe me këtë indeksim shkon në 12,174 lekë. Kjo nuk konsiderohet rritje pensionesh, por vetëm kompensim për çmimet e rritura gjatë periudhës 2024-2025. Indeksimi këtë...