Orët e fundit në prag të mbylljes së qeverisë në SHBA, zv.Presidenti JD Vance: Shpresoj që demokratët të ndërrojnë mendje

Orët e fundit në prag të mbylljes së qeverisë në SHBA, zv.Presidenti JD Vance: Shpresoj që demokratët të ndërrojnë mendje

Zëvendëspresidenti JD Vance tha hapur se ai beson se një mbyllje e qeverisë do të ndodhë, pasi ngecja vazhdon mbi mënyrën se si të vazhdohet financimi. “Mendoj se po shkojmë drejt një mbylljeje, sepse demokratët nuk po bëjnë gjënë e duhur. Shpresoj të ndryshojnë mendje, por do ta shohim,” tha Vance në hyrje të Shtëpisë së Bardhë pas një takimi mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësve të Kongresit. Vance ia vuri fajin demokratëve për kërkesat e tyre që të negociohet mbi financimin e kujdesit shëndetësor në këmbim të mbajtjes hapur të qeverisë. “Nëse duan të flasim për mënyrën se si të rregullojmë politikat e kujdesit shëndetësor amerikan, le ta bëjmë,” tha ai, duke shtuar më vonë: “Le të punojmë bashkë për këtë dhe ta bëjmë...