Salla: Eksportet bujqësore, 9,1% rritje në 8-mujorin 2025

Salla: Eksportet bujqësore, 9,1% rritje në 8-mujorin 2025

Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare vijojnë të shënojnë rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur dje se gjatë periudhës janar–gusht 2025, eksportet janë rritur me 9,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas ministrit, ky progres është rezultat i politikave mbështetëse për fermerët, investimeve në rritjen e standardeve të prodhimit, si dhe përmirësimit të infrastrukturës dhe logjistikës në sektorin bujqësor. “Rritja e vazhdueshme e eksporteve është një tregues i qartë i transformimit të bujqësisë, sipas vizionit tonë strategjik “Bujqësia2030” drejt një sektori më konkurrues, të qëndrueshëm dhe të integruar në tregjet evropiane”, theksoi Salla. Ministri theksoi se, “ky trend pozitiv ndikon drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për familjet rurale, në...