Hidhet në erë me tritol ‘Range Roveri’ i kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë

Hidhet në erë me tritol ‘Range Roveri’ i kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë

PAMJE NGA VENDNGJARJA KRUJË-Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e djeshme (29 shtator) në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë, ku është hedhur në erë makina e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci. Automjeti tip “Range Rover” ishte i parkuar, kur një sasi eksplozivi shpërtheu në pjesën e parme të saj. Sipas informacioneve paraprake, eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit, duke shkaktuar dëme dhe tek një automjet tjetër të parkuar aty pranë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L....