Kryeministri Rama: Nga sot mund t’i paguani taksat e makinave online

Kryeministri Rama: Nga sot mund t’i paguani taksat e makinave online

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga sot, qytetarët shqiptarë mund t’i paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë një video udhëzuese se si mund të kryehet pagesa e taksave online dhe thotë se ky është një tjetër hap përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.