Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza
Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur planin e ri të paqes të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë. Plani, i dakordësuar nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një fund të menjëhershëm të operacioneve ushtarake, me Hamasin që liron brenda 72 orëve 20 pengje izraelite të gjallë dhe trupat e më shumë se dy duzinave pengjesh që besohet se kanë vdekur, në këmbim të qindra banorëve të ndaluar të Gazës. Një burim palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit tha se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë, shkruan A2 CNN. Shtëpia e Bardhë publikoi planin 20-pikësh të Trump i cili mes të tjerash parashikon, një tërheqje të organizuar izraelite...