Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Po lëmë shumë pikë për fajin tonë, po humbasim përqendrimin në minutat e fundit”
30 Shtator 2025 8:51 Telesport Chelsea përballet me një ndeshje të vështirë sot në Champions League. Ekipi i Enzo Maresca do të dalë në fushë, në shtëpinë e tij, kundër Benfica, në javën e dytë të Ligës së Kampionëve. Përpara ndeshjes në Stamford Bridge foli sulmuesi i “blues” Pedro Neto. “Mendoj se atmosfera është vërtet pozitive. Shumë nga pikët që humbëm ishin për shkak të gabimeve tona. Kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes së fundit, por humbëm për shkak të gabimeve tona”, tha Neto. Më tej, portugezi shtoi: “Nuk po fajësoj askënd. E dimë cilësinë që kemi, kontrollin që kemi në ndeshje. Edhe jashtë fushe kundër Brentford po fitonim deri në minutën e fundit, por pësuam sepse nuk ishim 100% të përqendruar”. “Lojtarët janë...