“Kanë qenë ditë të vështira pas humbjes në derbi, këto gjëra nuk duhet të ndodhin te Real Madrid”

“Kanë qenë ditë të vështira pas humbjes në derbi, këto gjëra nuk duhet të ndodhin te Real Madrid”

Mesfushori uruguajan i Real Madrid, Federico Valverde foli për mediat në prag të ndeshjes së Champions League që spanjollët do të luajnë sot kundër Kairat Almaty, një ekip kazakistanez që pret “los blancos” në raundin e dytë të turneut. Gjithsesi, vëmendja është te humbja 2-5 që spanjollët pësuan në derbin ndaj Atletico Madrid të shtunën. “Këto kanë qenë ditë shumë të vështira. Ishte një goditje shumë e fortë, por folëm shumë“, tha mesfushori i Real Madrid. “Që kur jam në Madrid, rrallë jemi takuar kaq shpesh për të folur. Diskutuam shumë për qëndrimin tonë në fushë dhe vetëdijen tone, për atë për të cilën po luanim. Gjithashtu patëm shumë diskutime me trajnerin dhe stafin e trajnerëve“, vazhdoi Valverde. Më tej, ai tha: “Këto gjëra nuk...