Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë, mundësi që nuk duhet humbur

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë, mundësi që nuk duhet humbur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi dje planin e tij për paqen në Gaza, duke argumentuar se është “shumë afër” për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare që tashmë ka marrë dhjetëra mijëra jetë. Ja si po reagojnë vendet evropiane ndaj planit të paqes së Trump për Gazën:Franca: Presidenti Emmanuel Macron përshëndeti angazhimin e Trump për t’i dhënë fund luftës dhe për lirimin e të gjithë pengjeve, duke thënë se pret që Izraeli të “angazhohet me vendosmëri mbi këtë bazë.” Macron tha se Hamasi “nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe të ndjekë këtë plan.”Gjermania: Ministri i Jashtëm Johann Wadephul tha se plani “ofron shpresë për qindra mijëra njerëz që vuajnë në Gaza” dhe se “kjo mundësi nuk duhet...