Studimi/ Qytetet kryesore të botës goditen nga një rritje 25% të ditëve me temperaturë mbi 35 gradë. Në Europë 16.500 vdekje për 3 muaj

Studimi/ Qytetet kryesore të botës goditen nga një rritje 25% të ditëve me temperaturë mbi 35 gradë. Në Europë 16.500 vdekje për 3 muaj

Kryeqytetet më të mëdha të botës tani po përvëlohen me 25% më shumë ditë jashtëzakonisht të nxehta çdo vit sesa në vitet 1990, rezulton nga një analizë. Pa veprim urgjent për të mbrojtur miliona njerëz nga temperaturat e larta, gjithnjë e më shumë do të vuajnë në kushtet e rrezikshme, thanë analistët. Nga Washington DC dhe Madridi deri në Tokio dhe Pekin, analiza tregon një rritje të dukshme të ditëve të nxehta ndërsa kriza klimatike intensifikohet. Në përgjithësi, vlerësimi nga Instituti Ndërkombëtar për Mjedisin dhe Zhvillimin (IIED), gjeti se numri i ditëve mbi 35 grade C në 43 nga kryeqytetet më të populluara të botës u rrit nga një mesatare prej 1,062 në vit nga 1994-2003 në 1,335 nga 2015-2024. Rritja u pa në të...