“Enciklopedia shqiptare”, redaksia qendrore mblidhet për miratimin e fjalësve të 13 fushave

 “Enciklopedia shqiptare”, redaksia qendrore mblidhet për miratimin e fjalësve të 13 fushave

Nga Julia Vrapi Redaksia qendrore për “Enciklopedinë shqiptare”, që është një projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës u mblodh për miratimin e fjalësve të 13 fushave. Në projektin “Enciklopedia shqiptare” përfshihen 27 fusha, dhe këto ditë në mjediset e ASH-së u bë dhe mbledhja e redaksisë qëndrore. Redaksia qëndrore në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve Enciklopedike Albanologjike (QBEA), pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  mbajti takimin për miratimin e fjalësit të projektit  “Enciklopedia Shqiptare” në datat 25 -27 shtator. Takimet u zhvilluan në sallën “Akademikët” pranë ASH me drejtimin e kryeredaktorit të veprës akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe zëvendëskryeredaktorit akad. Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së...