Sulmohet karvani humanitar i Presidentit të Ekuadorit, 17 ushtarë rrëmbehen

Sulmohet karvani humanitar i Presidentit të Ekuadorit, 17 ushtarë rrëmbehen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Ekuador, ku një karvan humanitar i udhëhequr nga Presidenti Daniel Noboa është sulmuar nga një grup protestuesish të armatosur. Sipas zëdhënëses së qeverisë, Carolina Jaramillo, incidenti ndodhi në Cotacachi, në provincën Imbabura, gjatë një udhëtimi për të shpërndarë ndihma për komunitetet e prekura nga greva kombëtare. Karvani përfshinte përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, ambasadorin italian dhe diplomatët e Vatikanit. Gjatë sulmit, rreth 350 persona përdorën kokteje Molotov për të sulmuar mjetet dhe ushtarët që shoqëronin presidentin. Si pasojë, 17 ushtarë janë rrëmbyer dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tyre, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pamje të publikuara nga Presidenti Noboa në rrjetin social X tregojnë dritare të thyera dhe...