Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
“Diella”, gjetje në imazh… një provë e vështirë në praktikë
Rreziku është që Diella të mbetet, në skenarin më të mirë, një ide në letër dhe një gjetje shumë e mirë për marrëdhëniet me publikun, ndërsa problemet strukturore të vendit të vazhdojnë po njësoj… EDITORIAL / Lajmi se Shqipëria krijoi një post ministror për Inteligjencën Artificiale, me emërimin e Diellës në krye të tij, tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si “Financial Times”, “Euronews” dhe “Politico” duke e vendosur vendin tonë në qendër të një debati global në lidhje me çështjen “teknologjia në funksion të njerëzve apo njerëzit në funksion të teknologjisë”.Për një vend të vogël, i cili shpesh nuk përmendet në skenën ndërkombëtare, kjo gjetje duket një arritje në aspektin e imazhit. Por pas entuziazmit, lind pyetja: a mundet Shqipëria ta përkthejë këtë ide në rezultate...