Tritol në parkimin e një lokali, dëmtohet makina e kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë dhe një mjet tjetër

Tritol në parkimin e një lokali, dëmtohet makina e kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë dhe një mjet tjetër

 Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë. Mësohet se makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci është hedhur në erë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Syri.net sjell pamjet nga vendngjarja ku ndodhet dhe Ilir Loci ndërsa ekspertët po kryejnë veprimet hetimore.  Eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës tip “Range Rover” me targë KR 8778A. Gjithashtu shpërthimi është dëgjuar në gjithë zonën përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Përveç Range Rover-it,...