Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Afati për pezullimin e Kuvendit skadon sot – në pritje të vendimit të Kushtetueses për krizën politike në Kosovë
30 shtatori shënon skadimin e afatit të masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila që nga data 5 shtator ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë. Një masë e tillë u mor pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, veçanërisht për faktin që Kuvendi u shpall i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe e cilësoi këtë si shkelje të procedurave kushtetuese, ndërsa kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli konstituimin e Kuvendit si të plotë, pavarësisht mungesës së votimit për përfaqësuesin serb në kryesi. Megjithatë, me afatin që po shkon drejt...