Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hidhet në erë makina e administratorit në Fushë-Krujë
Makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, është shpërthyer me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 29 shtator. Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, automjeti ishte i parkuar pranë një restoranti. Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale.