Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analiza e gazetarit: Veliaj do të kthehet. Nuk do t’i lërë pa përgjigje “Nestrat” dhe “Angonrat”
Gazetari Flogert Muça, në emisionin “3D” në RTSH 1 HD, ka komentuar vendimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si “nisjen e një beteje personale me drejtësinë”. Në këtë kontekst, Muça tha se nëse Veliaj do fitojë dhe do dalë krejtësisht i pafajshëm nga kjo betejë, ai do kthehet dhe nuk do t’i lërë pa përgjigje ‘Nestrat”. Muça theksoi se ka përballje, por është juridike sepse fati politik i Veliajt është i varur kryekëput nga fati i tij juridik. “Në qoftë se në një moment tjetër, fati juridik i Veliajt shkon keq, atëherë do shohim hapin tjetër të Erion Veliaj. Por nëse fati i tij juridik shkon mirë, pra ai del krejtësisht i...