Shpërthim me eksploziv në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, detajet e para

Shpërthim me eksploziv në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, detajet e para

Një ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bashkinë Krujë. Është hedhur në erë me eksploziv makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci. Makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj. Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugocë krah restorantit. Shpërthimi ka qrnë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë zonën përreth. Si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme matetriale. Bashkë me makinën e Ilir Locit ëhstë dëmtuar edhe një fuoristradë pranë saj.