EMRI/ Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative

EMRI/ Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Fushë-Krujës, pasi një mjet i parkuar është hedhur në erë me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restoranti në qytet, ku automjeti i tipit Range Rover, me targë KR 8778 A, në pronësi të administratorit të njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, është shkatërruar thuajse plotësisht. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se lënda shpërthyese është vendosur ose hedhur nga një rrugicë anësore pranë lokalit ku mjeti ndodhej i parkuar. Shpërthimi ka qenë kaq i fuqishëm sa është dëgjuar në gjithë zonën përreth, duke shkaktuar panik te banorët. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por përveç makinës së administratorit, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar pranë saj. Forca të shumta policie ndodhen...